Dy skuadra kanë më shumë gola në Old Trafford se Man United këtë sezon

17:29 | 1 Tetor 2024
K.B

Problemet e Manchester United vazhduan me humbjen 3–0 kundër Tottenhamit në Ligën Premier të dielën.

Rezultatet e Old Trafford do të thotë se Djajtë e Kuq kanë shënuar vetëm një gol në shtëpi në kampionat këtë sezon.

Joshua Zirkzee e gjeti rrjetën kundër Fulhamit në ditën e hapjes së sezonit 2024/25 dhe Man United që nga ajo kohë nuk ka arritur të gjejë rrjetën në shtëpinë e tyre.

Në fakt, dy skuadra – Liverpool dhe Spurs – kanë shënuar më shumë gola se Djajtë e Kuq në Old Trafford në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

Kjo është një statistikë shokuese për klubin më të trofeshëm në elitën e futbollit anglez.

Erik ten Hag është në rrezik nga shkarkimi dhe nëse vzhdohet me këtë formë të tillë, atëherë edhe muaji janar është larg për të që t’i paketojë valixhet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme