Dy skautët kryesorë largohen nga Manchester United

12:27 | 20 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Dy nga skautët kryesorë të Manchester United janë larguar nga klubi.

Kjo ësht ësipas një historie ekskluzive nga The Athletic që pretendon se Jim Lawlor dhe Marcel Bout janë larguar nga Old Trafford me efekt të menjëhershëm.

Laëlor iu bashkua United nën drejtimin e Sir Alex Ferguson në 2005 ndërsa Bout ka qenë me klubin që nga mandate i Louis van Gaal në 2014.

Rekrutimi i United është kritikuar gjatë sezoneve të fundit me lojtarë si Memphis Depay, Aaron Wan-Bissaka dhe Jadon Sancho që të gjithë përpiqen të përshtaten me jetën te Djajtë e Kuq.

Në një deklaratë për Athletic, United tha: “Jim Lawlor ka vendosur të largohet nga roli i tij si shef skaut në verë pas 16 vitesh me klubin”.

“Gjatë asaj kohe, Jim luajti një rol kyç në zhvillimin e skuadrave të shumta fituese të trofeut të Manchester United dhe ishte një burim i rëndësishëm udhëzimi për Sir Alex Ferguson dhe secili prej menaxherëve që e kane ndjekur atë”.

“Jim largohet nga klubi me falënderimet tona më të përzemërta për kontributin e tij të rëndësishëm dhe urime tona më të mira për të ardhmen.

“Marcel Bout është larguar nga roli i tij si kreu i skautingut global pas tetë vitesh me klubin. Një figurë e respektuar brenda dhe jashtë Manchester United, Marcel ka luajtur një rol të rëndësishëm si ndihmës trajner dhe në forcimin e aftësive në vitet e fundit”.

“Marcel largohet nga klubi me falënderimet tona më të përzemërta për kontributin e tij të rëndësishëm dhe urimet tona më të mira për të ardhmen e tij”, thuhet në përgjigjen e klubit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme