Interi mori tri pikë me një fitore minimale mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Lazios.
“Nerazzurrët” vazhduan formën e tyre perfekte me pesë fitore nga pesë ndeshje duke mposhtur skuadrën e Thomas Strakoshës me rezultat minimal 1 me 0 në Giuseppe Meazza, shkruan portali arbresh.info.
Por, gjërat mund të kishin shkuar plotësisht ndryshe për mysafirët.
Derisa po afrohej një orë lojë mes dy skuadrave, Interi kishte një shans të mrekullueshme për të dyfishuar epërsinë me anë të Nicolo Barellas.
Sidoqoftë, portieri i Shqipërisë arriti të ndal me sukses goditjen në përballjen direkte me mesfushorin para se ta bëjë të njëjtën gjë edhe me goditjen tjetër të menjëhershme nga Matteo Politano.
Nga ana tjetër, Lazio tentoi vazhdimisht të gjente golin e barazimit por në formë tejet të lartë ishte dhe 35-vjeçari slloven Samir Handanovic.
Kujtojmë se Strakosha gjatë merkatos së fundit të transferimeve është kërkuar për transferim nga dy gjigantët në Premierë Ligë si Liverpooli dhe Tottenham Hotspuri./arbresh.info/
(Shikoni duke klikuar këtu pritjet e njëpasnjëshme të Strakoshës)
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit