AC Milani ka konfirmuar përforcimet dhe largimet e reja në skuadër.
Gjiganti italian ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin spanjoll Samu Castiillejo nga Villarreali dhe mesfushorin uruguaian Diego Laxalt nga Genoa, transmeton portali arbresh.info.
Të dy lojtarët i janë bashkuar klubit në formë të përhershme.
https://twitter.com/acmilan/status/1030399870564229120
Klubi ka konfirmuar gjithashtu largimin e Carlos Baccas dhe Gianluca Lapadulas.
Bacca do të rikthehet te Villarreali, ndërsa Lapadula do të kaloj te Genoa.
Po ashtu, transferimi i të dy lojtarëve është në formë të përhershme./arbresh.info/