Google ADS

Dy ndeshje të “Boxing Day” në Premier League janë anuluar

13:10 | 23 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Dy ndeshjet e Premier League që do të luheshin në Boxing Day janë anuluar për shkak të një numri rastesh me COVID-19.

Ndeshja mes Liverpool dhe Leeds është shtyrë. Wolves dhe Watford gjithashtu do të duhet të riorganizohet.

Premier League konfirmoi se si Leeds ashtu edhe Watford kanë kërkuar që ndeshjet të shtyhen për shkak të rasteve pozitive të COVID-19 në të dyja skuadrat.

Skuadra e Claudio Ranierit nuk ka luajtur që nga 10 dhjetori, pasi ndeshjet e tyre me Crystal Palace dhe Burnley u shtynë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme