Java e tretë në basketbollin kosovar ka nisur mbrëmë me ndeshjen në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit ku triumfues dolën mysafirët me rezultat 74-76.
Ndërsa sot vazhdon java e tretë me dy duele interesante ku vëmendja është në kryeqytet, ku Sigal Prishtina pret Yllin, shkruan Arbresh.info.
Të dy këto skuadra kanë nga një fitore dhe një humbje.
Ndeshja luhet në ‘Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve’ me fillim nga ora 17:00.
Sfida tjetër zhvillohet ndërmjet Istogut dhe Bashkimit.
Kjo sfidë luhet me fillim nga ora 19:00, në Rahovec aty ku Istogu i luan ndeshjet si vendase, pasi palestra në Istog është duke u rinovuar.
Bashkimi kërkon fitoren e tretë me radhë ndërsa Istogu fitoren e parë në Superligë.
Kryendeshja e kësaj jave mes Pejës dhe Trepçës është shtyrë për ditën e enjte, pasi mitrovicasit patën angazhime në Fiba Europe Cup në mesajvë.
Njëherit kjo sfidë do të mbyllë javën e tretë në basketbollin kosovar./Arbresh.info/
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...