Xhiro e gjashtë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.
Në program janë për tu zhvilluar dy sfida shumë interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malisheva është nikoqir i Dukagjinit në një sfidë që pritet të jetë tejet interesante.
Vendasit vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-3 në udhëtim te Trepça ’89, derisa klinasit janë në krizë të rezultateve ku nuk kanë fituar në ende këtë edicion.
Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.
Drenica në tri ndeshjet e fundit ka marrë pesë pikë dhe synon që ecurinë pozitive ta vazhdoj edhe përballë Trepçës ’89.
‘Minatorët’ synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive pas dy disfatave radhazi.
Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...