Google ADS

Dy momentet e dyshimta të ‘El Clasicos’ që do të diskutohen shumë gjatë

23:24 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Barcelona dhe Real Madrid kanë luajtur barazim 2:2 në ‘El Clasicon’ e radhës.

‘Camp Nou’ ishte arena e një shfaqje spektakolare që solli katër gola, një karton të kuq, shumë fërkime e disa momente që do të diskutohen gjatë.

Suarez dhe Messi shënuan për Barcelonën, ndërsa Ronaldo dhe Bale për Real Madridin.

Edhe kjo përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit, solli momente që do të diskutohen gjatë, duke u fajësuar gjyqtarët për disa vendime të tyre, përcjell lajmi.net.Dy momentet që po diskutohen shumë në mediet spanjolle, janë marrja e topit që Suarez ia bëri Varanes, për të asistuar pastaj te goli i Messit.

Sipas pamjeve shihet se si Suarez ia mori në mënyrë të palejuar topin Varanes, diçka që nuk u vërejt nga gjyqtari.

Gjyqtari nuk e vërejti as një ndërhyrje të Albas në Marcelon në minutën e 76’ të ndeshjes, ku ka mundur shumë lehtë të akordoi penallti

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme