Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore në datat 6 dhe 8 qershor ndaj Kosovës U-19.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës që të dy sfidat të luhen në stadiumin “Egnatia Arena”.
Kuqezinjtë do të nisin që sot grumbullimin për dy sfidat miqësore me Kosovën, në Durrës. Për trajnerin Julian Ahmataj ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar me ekipin Kombëtar U-19.
Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me emrat e 20 futbollistëve për dy ndeshjet me Kosovën U-19. Tetë lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet e huaja.
Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U-19 do të luhet më datë 6 qershor në orën 18:00, në stadiumin “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.
Dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikues për Kampionatin Europian U-19 “Rumani 2025”.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin nëntor të këtij viti.
Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Julian Ahmataj për dy ndeshjet miqësore me Kosovën U-19:
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...