Google ADS

Dy mënyrat e vetme se si Barça mund ta blejë Martinezin, Interi i beson Sanchezit

08:06 | 19 Qershor 2020
A. B.

Lautaro Martinez vazhdon të jetë temë diskutimi si në Itali ashtu edhe në Spanjë.

Sipas Sky Sport Italia dhe ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka dy mënyra se si Barcelona mund ta marrë Lautaron.

E para duke paguar klauzolën 111 milionë euro, dhe e dyta 90 apo 95 milionë euro plus një lojtar i zgjedhur nga Interi.

Duket se situata nuk është e mirë për Barcelonën që duhet të mendohet mirë para se të veprojë, në anën tjetër Interi i ka idetë e qarta, pasi insiston që ta mbajë edhe sezonin e ardhshëm.

Madje, edhe Alexis Sanchez do të qëndrojë në Milano, Antonio Conte ka vendosur që t’ia japë edhe një shans, dëshiron ta nisë sezonin 2020/21 me Martinez, Sanchez dhe Romelu Lukaku.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme