Parma ka bërë të ditur se dy nga lojtarët e skuadrës kanë qenë duke u vetëizoluar pasi që kanë dalë pozitivë në një test për Covid-19, përkundër që në testin tjetër dolën negativë.
Një deklaratë e lëshuar nga klubi e konfirmoi se të gjithë anëtarët e skuadrës dhe stafit – rreth 60 persona – kanë bërë dy lloje të testeve, para kthimit potencial të stërvitjeve ekipore të hënën, transmeton Gazeta Express.
Të gjitha testet, përveç të dy lojtarëve, i dolën negativë. Dy futbollistët që dolën pozitivë nuk kanë pasur asnjë simptomë, mirëpo janë duke u vetëizoluar tani.
“Që të dy dolën pozitivë në testin e parë dhe negativë në testin e dytë, që u bë 24 orë më vonë. Atletët , që janë në gjendje të shkëlqyeshme dhe s’kanë simptoma, janë izoluar menjëherë dhe klubi do t’i mbikëqyr ata menjëherë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Parma.
Pjesa tjetër e skuadrës do të ribashkohet të hënën, më 18 maj, për t’i nisur pastaj stërvitjet ekipore, siç është konfirmuar edhe nga kryeministri italian në konferencën e mbajtur sonte.
Lojtarë mund ta kenë pasur koronavirusin më parë dhe të jenë shëruar plotësisht, megjithatë ata do të duhet të dalin negativë në dy teste radhazi para se të lejohen t’i bashkohen skuadrës së tyre.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...