Dy anëtarë të kombëtares së Kosovës në basketboll kanë pësuar lëndime dhe kanë pasur probleme në ndeshjet e Ligës së kampionëve.
Përderisa Dardan Berisha ka shkëlqyer në ndeshjen e Nymburkut me Zielona Gora, Erjon Kastrati dhe Shawn Jones kanë pësuar lëndime dhe nuk dihet a mund të paraqiten në ndeshjet e kombëtares në fund të këtij muaji.
Erjon Kastrati, nuk luajti fare në takimin djeshëm të Petrol Olimpijas me ekipin polak Rosa Radom për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e ABA Ligës me MZT-në.
Erjonit i ka kërcyer Stojanovski në gisht dhe ai nuk ka qen ëi gatshëm për lojë.Në anën tjetër Shawn Jones, në ndeshjen e sotme të Dinamo Sassarit me ekipin rus Enisey Krasnoyarsk, në minutën e tretë të ndeshjes është rrëzuar keq në parket dhe nuk është kthyer në ndeshje.
Stafi mjekësor i Dinamo Sassarit nuk ka dhënë shumë detaje për lëndimin.Scott Bamforth në anën tjetër duket se po rehabilitohet nga një lëndim i mëhershëm dhe sot ka luajtur 20 minuta dhe ka shënuar 10 pikë.
Kosova zhvillon ndeshjen me Poloninë, më 23 shkurt, kurse me Lituaninë, më 26 shkurt, të dyja ndeshjet i zhvillon ndeshjet jashtë, gjegjësisht në Wloclaeek dhe Klaipeda.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...