Kampioni i Kosovës, Bashkimi, ka triumfuar me rezultat të thellë 102-77 ndaj Lipjanit në sfidën e zhvilluar në Prizren, teksa fitore të madhe realizoi edhe Ponte Prizreni në Gjakovë ndaj KB Rahovecit me rezultat 85-68.
Drilon Hajrizi shkëlqeu në takimin ndaj Lipjanit duke realizuar 20 pikë dhe 15 kërcime dhe duke konfirmuar rikthimin në formë para ndeshjeve të mëdha për klubin prizrenas.
Për Lipjanin më i miri ishte Mala me 21 pikë dhe Mitchell me 18 pikë.
Rahoveci në anën tjetër u shokua nga Ponte në Gjakovë me rezultat 68-85.
Asgjë nuk shkoi mbarë për rahovecianët, ku lojtari i vetëm që pati paraqitje të mirë ishte Fred Richardson me 21 pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët Matoshi me 20 pikë dhe Cole me 12 pikë ishinata që dominuan.
Rahoveci është në vendin e tretë pas kësaj disfatë me 12 fitore, kurse Ponte afrohet më tutje me 9 fitore ashtu edhe Bashkimi duke ndarë opzitën e katërt dhe pestë.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...