Southamptoni dhe Tottenhami janë të interesuar për të nënshkruar me yllin kosovar të Stoke Cityt, Xherdan Shaqirin.
Trajneri i Southamptonit, Mark Hughes pritet të reagojë në transferimin e reprezentuesit të Zvicrës pas konfirmimit të tij se ka në plan të largohet nga Stoke City, transmeton portali arbresh.info.Hughes nënshkroi me Shaqrin te “Potters” dhe tashmë është i gatshëm për të aktivizuar klauzolën e tij prej 12 milionë funta në mënyrë që të ribashkohet me kosovarin.
“Nuk është më sekret që unë do të largohem nga Stoke City. Unë mendoj se Premierë Liga do të ishte perfekte për mua”, ka thënë Shaqiri.
26-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka krijuar 15 asistime brenda 92 paraqitjeve të tij te Stoke City.
Edhe pse Shaqiri mund të jetë i prirur për të shkuar te “Spursët”, besohet se pozita startuese nuk do të jetë e garantuar për të në Wembley./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...