Google ADS

Dy klube në kontakt me Milanin për Hakan Calhanoglun

16:37 | 25 Prill 2019
Arbresh Info

AC Milani është i gatshëm për të shitur mesfushorin Hakan Calhanoglu në fund të sezonit ndërkohë që klubet në Premierë Ligë janë duke e kërkuar.

Siç raporton gazeta e njohur turke Fantatik, West Ham United dhe Leicester City janë në kontakt për të sjellë Calhanoglun në Angli këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

RB Leipzigu tashmë ka bërë një përpjekje për të siguruar shërbimet e tij, por ka mësuar se kërkesat e Milanit janë vërtetë të larta.

“Rossonerët” kërkojnë një tarifë prej 30 milionë eurove për të shitur reprezentuesin e Turqisë.

Të dy, “Hammers” dhe “Dhelprat” janë në kontakt dhe të gatshëm për të paguar çmimin e kërkuar për Calhanoglun./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme