Manchester United fitoi derbin e qytetit, me përmbysje të jashtëzakonshme, duke rikthyer rezultatin nga 0 – 2 në 2 -3.
Me këtë fitore, skuadra e Jose Mourinhos e shtyu festën e titullit në Etihad Stadium, për edhe një javë.
Manchester City filloi ndeshjen si zakonisht, me kontroll të plotë të topit dhe duke krijuar aksione të rrezikshme në drejtim të portës së United.
Rastin e parë të rrezikshëm vendasit e patën në minutën e tetë, nëpërmjet mesfushorit portugez, Bernardo Silva, goditjen e të cilit e ndaloi De Gea.
Në minutën e 24-të, City fitoi një rivënie nga këndi, të cilën për ta ekzekutuar e morri Leroy Sane.
Harkimi i Sane, gjeti kapiteni e skuadrës, Vincent Kompany, i cili fitoi duelin në ajër me Cris Smalling, për të shënuar golin e epërsisë në minutën e 25-të.
Pas këtij goli, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, shtoi sulmet në drejtim të ‘Djajve të Kuq’.
Sulmuesi anglez, Raheem Sterling, lëshoi një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë, por goditja e tij përfundoi mbi portë.
Nuk vonoi shumë, dhe goli i dytë erdhi në minutën e 30-të, pas një super lëvizje të Ilkay Gundogan, i cili mposhti De Gean për rezultatin 2 me 0, shkruan arbresh.info.
Në minutën e 34-të, Sterling doli përsëri i vetëm përball portierit spanjoll, por përsëri dështoi ta gjej golin.
Vlen të theksojmë se United, në këtë pjesë të parë nuk arriti ta ketë asnjë goditje në drejtim të portës së City.
Pjesa e dytë filloi furishëm, me raste nga të dy anët.
Të parët rrezikuan mysafirët, nëpërmjet mesfushorit francez, Paul Pogba, i cili goditi nga distanca, por që goditjen e priti pa ndonjë problem Ederson. Kjo ishte edhe goditja e parë në drejtim të tij.
Në minutën e 49-të, City rrezikoi seriozisht portën e De Gea, me anë të Gundogan, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.
Por, në minutën e 53-të United, arriti të shënojë golin e parë.
Paul Pogba shënoi, pas një asistimi të bukur nga Ander Herrera.
United nuk u ndalë, dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 55-të, përsëri realizator Pogba, i cili shënoi me kokë për 2 me 2.
Kësaj radhe asistin ia dhuroi, Alexis Sanchez.
United rrezikoi përsëri në minutën e 57-të, nëpërmjet Jesse Lingard, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Vendasit ishin afër shënimit të golit të tretë, por gjuajtja e lirë e Gundogan, përfundoi mbi portë.
Në minutën e 69-të, Djajtë e Kuq, arritën ta përmbysin rezultatin nga 0 – 2 në 2 – 3.
Mbrojtësi anglez, Cris Smalling, shfrytëzoi për mrekulli harkimin e Alexis Sanchez, duke shënuar për 2 – 3, shkruan arbresh.info.
Pep Guardiola nuk iu besonte syve, dhe bëri tri zëvendësime, duke futur Gabriel Jesus, Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne në lojë.
Në minutën e 78-të, ishte një rast kontraverz, pasi vendasit kërkuan penallti, pas ndërhyrjes së ashpër të Ashley Young në drejtim të Agueros, por që për treshen gjyqtare nuk ishte një penallti.
Vetëm disa sekonda më pas, u krijua një tollovi ndërjmet lojtarëve, pasi që Paul Pogba kërkonte të sqaronte problemet me Fernandinho, në mënyrë fizike, pasi ky i fundit bëri një ndërhyrje të ashpër në Jesse Lingard.
Kur po zhvillohej minuta e 80-të, Pogba u ndëshkua me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Otamendit.
Jose Mourinho bëri zëvendësimin e parë në minutën e 81, kur largoi nga loja Sanchez dhe në vendin e tij e zuri, Marcus Rashford.
Ndërsa, disa minuta më pas, inkuadroi edhe mesfushori skocez, McTominay, në vend të Jesse Lingard.
Në minutat e fundit të ndeshjes, City shtoi sulmet duke rrezikuar me Aguero, por De Gea bëri një super pritje.
Pas rastit të Agueros, City ishte afër barazimit të rezultatit, por goditja e Sterlingut përfundoi në shtyllën pingule të United.
Gjyqtari anglez, Martin Atkinson, lëshoi dorën duke ndëshkuar me kartona të verdhë, Gabriel Jesus dhe Vincent Kompany, ky i fundit protestonte për mos akordimin e penalltisë.
Ai vendosi për pesë minuta lojë shtesë, periudhë në të cilën Mourinho shfyrtëzoi edhe zëvendësimin e tij të fundit, për të humbur kohen.
Në lojë u inkuadrua Victor Lindelof, në vend të mesfushorit spanjoll, Ander Herrea.
Me këtë fitore, United renditet në pozitën e dytë me 71 pikë, pas 32 xhirosh, ndërsa City në vendin e parë me 82 pikë të grumbulluara. /arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...