Lionel Messi ishte përsëri heroi i Argjentinës, e cila i mbylli përgatitjet për Kupën e Amerikës me fitore me rezultat 5:1 kundër Nicaraguas.
Kapiteni argjentinas i shënoi dy gola brenda dy minutave për t’i ndihmuar Argjentinës të sigurojë fitore të premten, para se skuadra e Lionel Scalonit të udhëtojë për në Brazilin për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës, transmeton Gazeta Express.
Pasi i kishte dhënë fund pushimit të tij nga Kombëtarja e Argjentinës në mars, në disfatën tronditëse kundër Venezuelës, këtë herë Messi e zhbllokoi rezultatin me një gol të jashtëzakonshëm individual, në minutën e 37-të.
Pasi i kaloi tre mbrojtës për ta shënuar golin e parë, Messi shënoi sërish vetëm disa momente më vonë, pasi i erdhi në këmbë topi i rikthyer nga një goditje e Sergio Agueros.
Lautaro Martinez u fut në lojë nga stoli dhe i shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjen, ndërsa Roberto Pereyra e shënoi golin e pestë. Disa momente para fundit të ndeshjes, Nicaragua e gjeti golin ngushëllues, përmes Juan Barreras nga pika e penalltisë.
Pasi që kundërshtari i tyre i radhës është James Rodriguezi me Kolumbinë, trajneri Scaloni mund ta kishte preferuar ndonjë kundërshtar më të fortë sesa Nicaragua, megjithatë argjentinasit treguan se janë gati për Kupën e Amerikës, e cila fillon më 15 qershor.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin