Krzysztof Piatek ka shënuar me dy goditjet e tij në portë në fanellën e AC Milanit brenda 46 minutave, shifër të cilën Gonzalo Higuain e ka arritur brenda 12 ndeshje.
Reprezentuesi i Portugalisë finalizoi transferimin e tij nga Genoa në San Siro javën e kaluar për një tarifë prej 35 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Ai u inkuadrua së pari në fushë gjatë minutave të fundit të ndeshjes pa gola 0 me 0 kundër Napolit në kuadër të Serie A të shtunën.
Megjithatë, Piatek ishte pjesë e formacionit startues këtë mbrëmje në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë sërish kundër Napolit dhe brenda 27’ minutave realizoi dy gola.
Kjo do të thotë se në përgjithësi Piatek brenda 46 minutave lojë futboll për skuadrën e tij të re ka shënuar aq sa Higuaini në 12 ndeshjet e tij të fundit për klubin.
Pipita, i cili tani është pjesë e Chelseas, ka gjetur rrejtën vetëm një herë gjatë 12 ndeshjeve të fundit kompetitve për kuqezinjtë./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...