Shqiptarët shkëlqyen në Kampionatin e Zvicrës. Reprezentuesi i Kosovës, Benjami Kololli, realizoi dy gola për pikën e madhe të Zurich- e cila si mysafirë barazoi me rezultat 2:2 me Thunin.
Kololli tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe kontribuoi në pikën e madhe. Në minutën e 29-të, Kololli me një depërtim fantastik shënoi për 0:1, ndërsa në minutën e 57-të doli në pozitë ideale dhe thelloi epërsinë në 0:2.
Vendasit shumë shpejt barazuan rezultatin 2:2 me golat e Salanoviq (59’) e Sorgiç (62’). Kololli luajti standardë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 50-të, po ashtu edhe Hekuran Kryeziu e Toni Domgjoni luajtën të plotë dhe dhanë maksimumin. Zurich është në vend të dytë me 16 pikë, ka një më shumë se Thuni në pozitën e katërt.
Sioni falë Ermir Lenjanit barazoi me rezultat 1:1 në fushë të Xamaxit. Lenjani nga një pozitë ideale shënoi për 0:1, por Nuzzolo (37’) barazoi rezultatin 1:1.
Lenjani luajti titullar, kurse Pajtim Kasami nga minuta e 61-të dhe në fund u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa te Xamaxi u paraqit Samir Ramizi standardë, si dhe Arbnor Fejzullahu deri në minutën e 40-të. Grashoppersi si vendas fitoi me 2:1 ndaj Luganos.
Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami luajtën standardë, kurse Gjelbrim Taipi nga minuta e 83-të për Grasshoppersin.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...