Google ADS

Dy gola “ekspres” në “Fadil Vokrri”, 1-1 rezultati

22:10 | 28 Mars 2023
K.B

Është zhbllokuar rezultati ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, me dy gola të shpejtë nga dy ekipet, për t’i lëvizur shifrat në 1-1.

Fillimisht, Dardanët shënuan të parët me Edon Zhegrovën në minutën e 59-të, pas një super asistimi nga Milot Rashica.

Megjithatë, gëzimi i Dardanëve nuk zgjati shumë, pasi menjëherë, në minutën e 61-të, Andorra barazoi rezultatin në 1-1, pas një ndërprerje afër zonës, ku mysafirët shënuan me kokë për barazimin e shifrave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme