Google ADS

Dy gola brenda gjashtë minutave nga dy penalti në derbin Prishtina – Feronikeli

18:20 | 6 Nëntor 2019
Arbresh.info

Derbi në kryeqytet mes Prishtinës dhe Feronikelit është zhbllokuar pas vetëm dy minutave lojë.

Xhiroja e 14-të në Ipko Superligë ka vënë përballë djelmoshat e Prishtinës me skuadrën kampione të Kosovës – Feronikelin, raporton portali arbresh.info.

Nikoqirët kaluan në avantazh pas vetëm dy minutave lojë duke realizuar nga pika e bardhë me anë të Januzit.

Por, epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta për shkak se Feronikeli barazoi gjithçka po ashtu nga pika e bardhë.

Ishte Jean Carioca që u tregua i saktë me goditjen nga pika e bardhë përballë  Visar Bekajt.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje tejet të rëndësishme. /arbresh.info/

Raporton: Arsim Namani

Fotoreporter: Ruzhdi Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme