Dy gola brenda dy minutave, Barcelona “shpërthen” në Bernabeu

22:22 | 26 Tetor 2024
D.H

Barcelona ka krijuar avantazh prej dy golave në pjesën e dytë ndaj Real Madridit në “El Clasico”.

Dy golat u realizuan nga polaku, Robert Lewandwoski, shkruan Arbresh.info.

Ai shënoi fillimisht në minutën e 54-të, pastaj edhe dy minuta më vonë për të dyfishuar epërsinë.

Me këta dy gola “Lewa” arrin në shifrën e 14 golave në La Liga./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme