Atletico Madrid dhe Sevilla janë të lidhur me transferimin e mbrojtësit të Arsenal, Hector Bellerin.
Sipas Marca, dy gjigantët spanjoll janë të interesuar për Bellerin, i cili më herët ishte në akademinë e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Bellerin ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2023, por thuhet se e konsideron rikthimin në Spanjë.
Spanjolli ka bërë 195 paraqitje për Arsenal-in duke iu ndihmuar të fitojnë Kupën e Anglisë në vitin 2015 dhe 2017.
Pos dy gjigantëve spanjoll, i lidhur me mbrojtësin e krahut të djathtë është edhe Inter.
Sevilla e sheh Bellerin si zëvendësuesi adekuat i Jesus Navas që është 34-vjeçar, kurse Alejandro Pozo nuk është i gatshëm për të qenë në formacionin e parë.
Ndërsa, trajneri i “Los Rijoblancos”, Diego Simeone dihet që i pëlqen loja defansive, andaj gjithmonë mundohet ta përforcojë mbrojtjen dhe e sheh Bellerin si lojtari i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...