Google ADS

Dy gjigantët evropianë pas yllit të Atletico-s

15:15 | 13 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid dhe Ajax janë duke monitoruar situatën e talentit të Atletico Madrid, Rodrigo Riquelme.

Riquelme është në formë të shkëlqyer me ekipin e të rinjve të “Los Rijoblancos”, por ende nuk ka fituar besimin e Diego Simeone, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se e ka mundësinë për të rinovuar kontratën, por nuk është duke menduar një gjë të tillë sepse dëshiron të jetë në ekipin e parë.

Real Madrid është duke transferuar vetëm lojtarë të rinj dhe besojnë se Riquelme do jetë i duhuri.

Të interesuar për lojtarin mbesin Valencia, Real Betis, PSV dhe Rangers./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme