Dy gjigantët e njohur evropian vihen pas Bruno Fernandezit

18:16 | 2 Qershor 2024
D.H

Bayern Munich dhe Barcelona janë të interesuar për shërbimet e portugezit Bruno Fernandes, i cili mund të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës.

Sipas medias portugeze A BOLA, një burim i afërt me lojtarin ka zbuluar se të dy klubet tashmë kanë zhvilluar kontakte për të zbuluar kushtet për një transferim dhe së shpejti mund të avancojnë me bisedime konkrete, transmeton Arbresh.info.

Bruno Fernandez fokusin njëherë e ka tek kombëtarja e Portgualisë, ku do të garojë në Kampionatin Evropian për të kërkuar triumfin e dytë në histori të kombit portugez në këtë kompeticion.

Për mesfushorin portugez  Manchester Unitedi i pagoi Sportingut plot 55 milionë euro, plus 25 milionë në varësi të golave.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, aktualisht vlerësohet në 70 milionë euro.

29-vjeçari është pjesë e United që nga janari i vitit 2020 teksa është njëri nga lojtarët kryesor dhe bart shiritin e kapitenit tek “djajtë e kuq”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme