Dy gjigantë evropian e kërkojnë Gianluigi Donnaurmma

20:08 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Portieri italian i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, është duke u kërkuar nga Real Madridi dhe Liverpooli.

Donnaruma konsiderohet si një nga portierët më të talentuar në Evropë, dhe tashmë është gjigantët evropian kanë filluar të shfaqin interesim për shërbimet e tij.

Ai ishte shumë afër largimit nga skuadra vitin e kaluar, por drejtuesit klubit arritën ta bindnin dhe të vazhdonte kontratën.

Megjithatë, kjo nuk e ka bërë të sigurtë qëndrimin e tij në skuadër, deri në fund të kontratës.

Sipas mediave italiane, ai po kërkohet nga Real Madridi dhe Liverpooli.

Që të dy këto skuadra, kanë probleme me portierët e tyre dhe dëshirojnë që të zgjedhin këtë problem duke nënshkruar me Donnaruama.

Vlera e portierit italian në tregun e futbollistëve vlerësohet të jetë 100 milionë euro. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme