Google ADS

Dy gjërat që Cristiano Ronaldo i ka bërë më mirë këtë sezon se Leo Messi

22:52 | 26 Tetor 2018
Arbresh Info

Sot (e premte), CIES Observatori i Futbollit në Zvicër ka prezantuar raportin e tyre ekskluziv bazuar në statistikat e mbledhura nga OptaPro për të vlerësuar çdo lojtar dhe për të vendosur se kush mbizotëron ndaj cilit në çdo statistikë përkatëse.

Hulumtimet kanë sjellë gjithashtu rezultate befasuese në lidhje me dy lojtarët e konsideruar si më të mirët në botë – Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Real Madridi rrallë shkakton befasi në Camp Nou

Siç raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, sulmuesi i Juventusit – Cristiano Ronaldo ka një për qindje më të suksesshme në pasime (81 kundër 75 për qind) dhe sa i përket topëve të rimarr (19 kundër 16).

Të dy lojtarët janë duke shfaqur talentin e tyre të jashtëzakonshëm edhe këtë sezon.

Pas transferimit në Itali, Cristiano Ronaldo ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar të njëjtën shumë për “Zonjën e Vjetër” brenda të gjitha kompeticioneve.

Lexo edhe: Momenti kur Tyson Fury largon një gazetar nga salla

Ndërkohë, superylli Leo Messi është duke kaluar edhe më mirë se rivali i tij i përbetuar. Reprezentuesi argjentinas ka realizuar 12 gola brenda po kaq ndeshjeve këtë edicion duke krijuar gjithashtu në përgjithësi edhe gjashtë asistime për skuadrën e tij.

Megjithatë, ylli i Barcelonës aktualisht është i lënduar pasi theu dorën në pjesën e parë të ndeshjes në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe rikthimi i tij në fushë nuk pritet të ndodhë para mesit të muajit nëntor./arbresh.info/

Të ngjashme