Dwayne Wade blen aksione të klubit Utah Jazz

21:02 | 16 Prill 2021
Arditë Shkodra

Basketbollisti Dwayne Wade është bërë njëri nga pronarët e skuadrës Utah Jazz.

Wade iu bashkua mbajtësit kryesor të aksioneve të Utah Jazz, Ryan Smith dhe planifikon të ketë rol aktiv në klub.

Wade i cili ishte NBA All-Star me Miami Heat tetë herë, është njëri nga lojtarët e fundit që kanë marrë vendim të marrin në pronësi klubet e NBA.

“Kjo është një ëndërr që kam pasur në NBA. Kam parë ta bëjë Shaq në Sacramento, Jordan në Charlotte etj”, tha ai.

“Nëse ky partneritet do të jetë diçka si marrëdhënia ime me Ryan, do të jetë shumë i suksesshëm dhe do të jetë një e ardhme e ndritur”, tha Dwayne Wade.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme