Dustin Poirier ka bërë të ditur se ai mund të përballet edhe për herë të katërt me Conor McGregorin.
Aerikani e mposhti për herë të dytë irlandezin në fundjavën e kaluar, me këtë të fundit që u detyruar të dorëzonte meçin shkaku që theu këmbën.
Por, në një intervistë për TMZ, The Diamond ka bërë të ditur se mund të takohet për herë të katërt me The Notorious.
“Çdo gjë është e mundur. Fillimisht dua vetëm të takohem me familjen dhe më pas të shohim”, ka bërë të ditur Poirier kur është pyetur se a mund të takohet edhe një herë me McGregorin.
“Ju nuk dëshiron asnjëherë të shikoni dikë të lëndohet ashtu. Rikuperimi do të jetë i vështirë”.
“Ai ka folur shumë gjëra pas takimit, mirëpo unë nuk i marr seriozisht ato dhe të gjithë e njohim atë (McGregorin)”, ka shtuar më tej amerikani.
UFC i bëri të ditur irlandezit se nuk do të mund të futet në oktogon deri më 7 janar të vitit 2022, shkaku që theu këmbën. /Telegrafi/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...