Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke vazhduar me përgatitjet për FIBA U16 Kampionatin, Divizioni C sipas planit të paraparë në koordinim me FIBA Evropën.
FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C është në program prej 11 deri më 19 Korrik 2020 në Prishtinë.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila njëherësh është edhe Udhëheqëse e Komitetit Lokal Organizativ të Kampionatit Evropian për faqen zyrtare të FBK-së ka bërë të ditura detajet rreth përgatitjeve për këtë event shumë të rëndësishëm, jo vetëm për basketbollin, por edhe për sportin kosovar në përgjithësi.
Elvira Dushku, Udhëheqëse e Komitetit Lokal Organizativ të FIBA U16 Kampionatit Evropian:
“Pavarësisht situatës së krijuar me COVID-19, stafi i zyrës ekzekutive të FBK-së kemi vazhduar punën nga shtëpitë dhe me intensitet të lartë në këto javë ne kemi punuar në përgatitjet për FIBA U16 Kampionatin Evropian, gjithnjë në koordinim me FIBA-n.
Tashmë janë përgatitur Plani i Veprimit, Plani Financiar dhe Plani i Marketingut për FIBA U16 Kampionatin Evropian, të cilat materiale së bashku me orarin e stërvitjeve dhe të ndeshjeve të Kampionatit janë miratuar nga FIBA.
E kemi formuar Komitetin Lokal Organizativ të FIBA U16 Kampionatit Evropian, grup ky që së bashku me vullnetarët do të kujdesen për mbarëvajtjen e eventit.
Në ditët në vazhdim pritet të miratohet nga FIBA edhe Bulletini i Parë i FIBA U16 Kampionatit Evropian, në të cilin janë të detajuara të gjitha informatat sa i përket këtij eventi, dhe që më pas do tu shpërndahet shteteve pjesëmarrësë të Kampionatit Evropian dhe të gjitha grupeve të tjera të interesit të FBK-së.
FIBA deri më tani është shprehur shumë e kënaqur me përkushtimin e FBK-së në përgatitjet për eventin e kësaj vere dhe na ka përgëzuar për vullnetin dhe motivimin e dëshmuar në këto ditë të rënda për të gjithë.
Ne po shpresojmë që shumë shpejtë do t’i kthehemi normalitetit dhe me këtë rast do të vazhdojmë të punojmë në implementimin e të gjitha planeve të përgatitura për FIBA U16 Kampionatin Evropian”.
Duhet theksuar se ky është Kampionati Evropian, i treti radhazi që FIBA ia beson Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Në vitin 2018, FBK ka qenë organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, në 2019 FBK e ka organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B – Femrat, ku ky i fundit është cilësuar nga Bordi i FIBA Evropës si një nga eventet me organizim të nivelit shumë të lartë gjatë vitit 2019.
11 shtete do të jenë pjesëmarrëse të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 11 deri më 19 Korrik 2020 e ato janë: Kosova, Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Malta, Moldavia, Skocia, Gjibraltari, San Marino dhe Uellsi.
Ndërkohë, Kosova U16 do të jetë në grup me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...