Trajneri i Feronikeli-t, Klodian Duro është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Trepçës ’89.
Duroi në debutimin me klubin nga Drenasi barazoi në udhëtim të Trepça ’89 (0-0), shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Duro tha se është i kënaqur me formën e futbollistëve, kurse ka kërkuar nga lojtarët të jenë më preciz para golit.
“Jam i kënaqur gjithçka që kam gjetur në futbollin kosovar. Kërkonim maksimumin që ta fitonim këtë ndeshje që të rikthenim një atmosferë akoma më të mirë psikologjike. Jam i kënaqur nga atë se çfarë treguan futbollistët tanë në këtë ndeshje. Kur kërkon të fitosh ndeshjen normalisht që rrezikon edhe të pësosh gol, është për t’u përgëzuar edhe Trepca ‘89, pasi që nuk u shpërbe në fushën e lojës, por qëndroi taktikisht shumë mirë”.
Jam i kënaqur nga gjendja e mire fizike që kam gjetur skuadrën. Jemi munduar të rikthejmë formën e futbollistëve pas pushimit, pasi që është një ngarkesë e madhe të luash në çdo të treten ditë. Mendoj që në ndeshjet e radhës të jemi me preciz para protës dhe të arrijmë te fitoret”, theksoi ai për Art Sport.
Feronikeli momentalisht renditët në pozitën e tetë me gjashtë pikë në gjashtë xhiro të zhvilluar./arbresh.info.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador