Nuk do të ketë një shitje në këtë merkato të Denzel Dumfries. Interi nuk ka ndër mend të prekë gupin aktual, dhe nuk do ta largojë anësorin holandez, që sipas mediave angleze ishte në qendër të një shkëmbimi me anësorin e Manchester United, Aaron Wan-Bissaka. Dumfries që i skadon kontrata në 30 qershor të 2025 nëse nuk rinovon do të largohet nga Interi vetëm në verë.
Jo tani, pasi misioni është ai për të fituar titullin kampion dhe grupi nuk do të preket, me të gjithë se bashku që do të luftojnë për yllin e dytë në fanellë. Fakti që Dumfries nuk luajti asnjë minutë në dy ndeshjet e Superkupës në Riad nuk do të thotë që ka humbur pozicione në hierarki apo që do të penalizohet për shkak të komplikimeve në çështjen e rinovimit të kontratës.
Pas dëmtimit në fillim të dhjetorit dhe rikthimit në fushë, Denzel ka hasur vështirësi për tu rikthyer në formën më të mirë dhe në këtë moment Darmian jep më shumë garanci, sidomos në fazën mbrojtëse. Inzaghi gjithsesi e konsideron holandezin një element thelbësor në skemën taktike dhe mund ta hedhë në fushë nga fillimi që këtë të dielë në Firenze./ss
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe