Shqetësimet e De Bruynes reflektojnë vetëm atë që mendojnë shumica e futbollistëve për kalendarin e zgjeruar të ndeshjeve, që lë shumë pak hapësirë për rikuperim.
Mesfushori belg veçanërisht ka bërë me gisht në drejtim të vështirësive me të cilat do të ballafaqohen lojtarët pas Kupës së Botës për Klube 2025, e cila është zgjeruar dhe do të përfshijë 32 skuadra dhe do të fillojë në qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka frikë se hapësira e vogël mes fillimit të kësaj gare dhe asaj të Ligës Premier, do t’i lë lojtarët tejet të lodhur.
“Problemi i vërtetë do të shfaqet pas Kupës së Botës për Klube. Ne e dimë se janë vetëm tri javë në mes finales së Kupës së Botës për Klube dhe ndeshjes së parë në Ligën Premier. Kështu, ne do të kemi vetëm tri javë për të pushuar dhe të përgatitemi për 80 ndeshje të tjera”.
“Ndoshta këtë vit gjërat do të jenë në rregull, por vitin e ardhshëm mund të jetë problematike. Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë në Angli dhe të tjerat duhet të mundohen të gjejnë një zgjidhje”.
“Problemi është se UEFA dhe FIFA po vazhdojnë të shtojnë më shumë ndeshje dhe ne po adresojmë shqetësime, por asnjë zgjidhje nuk është gjetur. Duke se paraja flet më shumë se sa lojtarët”, përfundoi belgu.
Sindikata ndërkombëtare e lojtarëve, FIFPRO, së bashku me sindikatat e saj anëtare evropiane, kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj FIFA-s në lidhje me zgjerimin e kalendarit, duke argumentuar se rritja e numrit të ndeshjeve vetëm se do të shkaktojë lodhjen e lojtarëve.
Sindikata e lojtarëve tutje argumenton se kalendari është i paqëndrueshëm dhe se organizatorët nuk po arrijnë t’i japin përparësi shëndetit dhe mirëqenies së futbollistëve./Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë