Dukagjini në Superligë, Trepça’89 bie në Ligën e Parë

19:00 | 28 Maj 2021
A. B.

Dukagjini ka arritur të rikthehet në Superligë pas një sezoni. Ekipi nga Klina në ndeshjen e barazhit e mposhti Trepçën’89 vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë 1:1, ndërsa në ekzekutimin e penalltive, Dukagjini fitoi 3:4 në duelin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të, kur Adenis Shala realizoi për ta kaluar Trepçën’89 në epërsi, pas një aksioni model të mitrovicasve.

Me këtë rezultat u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm. Osmani shënoi për Dukagjinin për ta barazuar rezultatin në 1:1, e që doli të jetë rezultati i 90 minutave.

Pas 30 minutave të vazhdimeve nuk pati gola teksa ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive.

Aty më të vëmendshëm u treguan ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku.

Ekipi i Dukagjinit pati një sezon të mirë, teksa përfundoi sezonin në pozitën e dytë, ndërsa ishte në finale të Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, Trepça’89 i shpëtoi rënies direkte nga Superliga në xhiron e fundit, kurse tash në barazh u mposht.

/Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme