Google ADS

Dukagjini largon 12 futbollistë nga skuadra

19:13 | 1 Korrik 2024
D.H

Dukagjini ka filluar stërvitjet për sezonin e ri në krye me trajnerin Ismet Munishi.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme skuadra nga Klina ka njoftuar se ka përfunduar marrëveshjen me disa lojtarë, shkruan Arbresh.info.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se Dukagjini me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar marrëveshjen me plotë 12 futbollistë.

“KF Dukagjini njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me këta futbollistë: Kenan Haxhihamza, Ardin Dallku, Blerind Morina, Bujar Shabani, Redon Syla, Gentrit Salihu, Iran Junior, Dren Feka, Osman Mëziu, Amsal Krasniqi, Paulo Victor dhe Pascal Chidi Bolu”, shkruhet ndër tjetra në njoftimin e skuadrës klinase.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme