Google ADS

Dukagjini fiton me rikthim të çmendur në Malishevë

15:20 | 22 Tetor 2023
D.H

Dukagjini ka triumfuar në Malishevë, pasi arriti të përmbysë rezultatin që kishte krijuar Malisheva pas pjesës së parë, në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.

Në një ndeshje me shumë gola, klinasit arritën të triumfonin në fund me rezultat 4-3, shkruan Arbresh.info.

Edhe pse vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar avantazh prej dy golave, përmes Aliut në minutën e 11-të dhe Nyavedjit në të 40-tën, nuk ishte e mjaftueshme për ti marrë tre pikët.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0.

Por në pjesën e dytë mysafirët hynë në fushë me fytyrë tjetër, vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Dukagjini gjeti golin përmes Zulfiut, për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Teksa barazimin e gjeti në minutën e 54-të, përmes Juniorit.

Klinasit nuk po ndaleshin dhe realizuan edhe golin e tretë, në minutën e 71-të përmes Santosit ku edhe morën epërsinë.

Sulmuesi më i mirë i Dukagjinit, Altin Merlaku doli edhe njëherë tjetër në skenë, për të realizuar golin e katërt të mysafirëve në minutën e 76-të.

Teksa në minutën e tretl shtesë Drilon Hazrollaj ngushtoi epërsinë në 4-3.

Por kjo ishte e tëra dhe Dukagjini arriti fitoren e parë pas tri barazimeve me radhë.

Me këtë fitore klinasit u ngjitën në pozitën e gjashtë me 12 pikë aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e pestë.

Ndeshja e radhës për Malishevën është në udhëtim te Fushë Kosova teksa Dukagjini në shtëpi e pret Llapin./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme