Google ADS

Dukagjini fiton derbin ndaj Dritës, Prishtina dhe Ulpiana ndahen në paqe

17:12 | 30 Shtator 2021
KRG

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundi të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Dukagjini ka regjistruar fitoren e parë në Superligë këtë sezon, duke e mposhtur skuadrën e Dritës me rezultat 2-1, gjersa Ulpiana ka ndalur me barazim skuadrën e Prishtinës.

Drita ishte në epërsi pas pjesës së parë me golin e Almir Ajzeraj në minutën e 39-të, megjithatë Dukagjini bën kthesën e madhe në pjesën e dytë.

Ahmed Januzi barazoi shifrat në minutën e 50-të, gjersa i sapo-inkuadruari, Chibueze realizoi golin e dytë për skuadrën e tij duke përmbysur rezultatin dhe arritur një fitore tejet të madhe.

Drita regjistron kështu humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë të mbledhura, gjersa Dukagjini e arrijnë fitoren e tyre të parë në kampionat duke u ngritur në pozitën e tetë me gjashtë pikë.

Në anën tjetër, Prishtina është ndalur nga skuadra e Ulpianës me rezultat 1-1.

“Kryeqytetasit” ishin në disavantazh pas përfundimit të pjesës së parë pasi Ermir Rrezi i dha epërsinë Ulpianës në minutën shtesë.

Në pjesën e dytë, vendasin u rikthyen shpejtë me një gol nga Leotrim Kryeziu në minutën e 53-të.

Prishtina kishte disa raste shënimi me anë të Otto John, megjithatë pa sukses, duke bërë kështu që epilogu final i takimit të mbyllet me barazim.

Prishtina ndalet pas tre fitoreve radhazi, gjersa Ulpiana “rrëmben” edhe një pikë të vlefshme, pas tre pikëve të fituara ndaj Gjilanit në fundjavën e kaluar.

“Kryeqytetasit” tani renditen në pozitën e gjashtë të tabelës me nëntë pikë të mbledhura pas shtatë xhirosh, gjersa Ulpiana gjendet në pozitën e parafundit me gjashtë pikë të mbledhura pas shtatë ndeshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme