Dukagjini dhe Ulpiana ndajnë pikët

15:21 | 23 Nëntor 2021
A. B.

Dukagjini dhe Ulpiana janë takuar në ndeshjen e xhiros së 15-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Takimi i zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).

Vendasit zhvilluan një gjysmë të parë më të mirë në përpjekje që ta zhbllokonin rezultatin, ndërkohë që nuk munguan edhe tentativat e vizitorëve, mirëpo pas 45 minutave rrjetat mbetën të paprekura.

Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë, Ermir Rezi reagoi në mes të futbollistëve nikoqirë për të realizuar një gol të bukur.

Ekipi vendas vazhdoi me përpjekjet për t’i barazuar shifrat dhe këtë arriti ta bënte me një gol fantastik të shënuar nga Altin Merlaku (81’), i cili realizoi fluturimthi.

Dukagjini është i teti në renditje me 16 pikë, kurse Ulpiana është një pozitë më lartë me një pikë më shumë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme