Kanë kaluar katër javë në Superligë dhe Dukagjini e Prishtina ende nuk kanë shijuar fitore këtë edicion.
Dy skuadrat do të përballen mes vete në xhiron e pestë (sot) dhe janë në kërkim të fitores së parë në kampionat.
Dueli mes tyre në Klinë pritet të jetë shumë i nxehtë, pasi të dy ekipet kanë nevojë të madhe për pikë.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë marrë nga dy barazime dhe kanë pësuar nga dy disfata deri më tani.
Trajnerët e të dyja skuadrave, Armend Dallku i vendasve dhe Zekirija Ramadani i mysafirëve tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani
Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Atanda, Vangjeli, Mici, Boshnjaku, Xh.Shabani, E.Krasniqi, Hoti, Mankenda, John./Telegrafi/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?