Google ADS

Duka uron shqiptarët në prag të vitit të ri

12:05 | 31 Dhjetor 2024
D.H

Presidenti i Federatës së Futbollit së Shqipërisë, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve ka bërë një mesazh urimi për komunitetin shqiptar të futbollit, ku ka folur për arritjet e mëdha përgjatë vitit 2024 dhe objektivat e reja për vitin që vjen.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka ndër të tjera përmend pjesëmarrjen dinjitoze të Kombëtares shqiptare në finalet e EURO 2024, krijimin e “Elite Youth Development Academy”, mbajtjen në Tiranë të katër takimeve të rëndësishme europiane të UEFA-s, organizimi i dhjetëra turneve ndërkombëtare në Shqipëri, investimet në infrastrukturë dhe në sektorin e edukimit sportiv.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për eventet e rëndësishme që ka rezervuar 2025-a, duke nisur nga mbrëmja GALA e FSHF, organizimi i kampionatit europian për U-17 në 4 qytete të Shqipërisë, mbajtja e mbledhjes së rradhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë dhe ndeshjet kualifikueset për kampionatin botëror dhe Nations League për Kombëtaren e djemve dhe vajzave.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Duka në prag të festës së vitit të ri 2025:

Të ngjashme