Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Duke folur nga mbledhja e Asamblesë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh fillimisht se futbolli këtë vit i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë.
“Futbolli ka dhënë krenari për të gjithë shqiptarët në botë këtë vit, kemi zhvilluar sfida spektakolare. Skuadra kombëtare ishte e papërmbajtshme dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në grupin kualifikues të EURO 2024”-tha fillimisht ai.
Më tej, numri “Një” i FSHF-së uroi Egnatian për fitoren e titullit kampion të Shqipërisë, si dhe theksoi se skema e “Final4” rezultoi e suksesshme.
“Aplikimi i skemës “Final4” rezultoi i suksesshëm, urime klubit të Egnatias për fitoren e titullit”, u shpreh Duka, përcjell SuperSport.
“Kam një lajm shumë të mirë që ka të bëjë me ‘Ligjin e Sponsorizimeve’, kemi nisur bisedimet me qeverinë për këtë ligj dhe jemi në rrugën e duhur. Një ligj që do i ndihmojë shumë klubet e futbollit dhe akademitë në vendin tonë”-tha ai.
Në fund, kreu i FSHF-së e mbylli fjalën e tij duke u uruar suksese klubeve shqiptare në arenën e europiane dhe në veçanti Kombëtares në EURO 2024, si dhe i dërgoi mesazh trajnerit të “kuqezinjve”, Sylvinhos duke i kërkuar që ta zgjasin sa më shumë rrugëtimin në Europianin e Gjermanisë.
“Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Tiranës në arenën europiane si dhe suksese skuadrës sonë Kombëtare në EURO 2024, si dhe dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik”, përfundoi fjalën e tij presidenti Armand Duka.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...