Google ADS

Duka rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

21:08 | 5 Prill 2023
Orgesa Haziri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Duka arriti të zërë një ulëse në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian mes 11 kandidatëve të tjerë, ku shtatë prej tyre u zgjodhën.

Ai zuri vendin e parë, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla.

Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjeçar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme