Google ADS

Duka rikandidon në UEFA për anëtar të komitetit

16:21 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të kandidojë sërish në zgjedhjet do të mbahen në shkurt të 2019-ës për tu bërë anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i FSHF ka theksuar se shpreson që në kongresin e 43-të të UEFA-s të ketë sa më shumë mbështetje nga federatat europiane.

Duka ka kandiduar edhe më parë për të qenë pjesë e këtij Komiteti, saktësisht në vitin 2017, duke marrë 22 vota nga 55.

Numri një i FSHF-së doli i 9-ti, duke mos arritur për shumë pak vota që të futej në bordin drejtues.

Postimi i plotë i Dukës në Facebook:

Miqtë e mi!

Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.

Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme