Italia kampione në fuqi e Evropës dhe do ta nisë Evropianin “Gjermania 2024” pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për njërin nga mediumet italiane, ku ka rrëfyer pritshmëritë jo vetëm për atë takim, por edhe për rrugëtimin e kuqezinjve.
I pari i FSHF-së së pari ka komentuar ndeshjen e parë të Shqipërisë që do e luaj në Evropian ndaj Italisë.
“Para së gjithash, për ne është një sukses i madh të jemi në Europian. Kemi bërë një edicion kualifikues të shkëlqyer, duke u renditur të parët dhe tani shorteu na ka sjellë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Në të vërtetë nuk donim të luanim, pasi kemi raporte shumë të mira, jo vetëm politike, por edhe në futboll. Shumë të rinj shqiptarë luajnë në Italia. Nuk e di nëse e keni si informacion, por në Itali luajnë i njëjti numër fëmijësh shqiptarë, si në Shqipëri. Gjithsesi këtë ndeshje do ta shfrytëzojmë për të forcuar edhe më shumë raportet me Italinë, por për 90 minuta në fushë do të jemi kundërshtarë. E dimë se do të luajmë kundër kampionëve të Europës, e dimë forcën e Italisë, të futbollistëve, të skuadrës italiane. Por edhe neve nuk ka ka dhuruar askush asgjë. Kemi fituar grupin, duke bërë më të mirën e mundshme për të mbërritur në ndeshje të tilla”, ka thënë fillimisht Duka.
Duka më tutje foli rreth ndeshjeve të tjera të kombëtares dhe tifozëve kuqezi.
“Të gjitha ndeshjet tona në Europian do të jenë shumë të rëndësishme. Futbollistët duhet ta luajnë këtë ndeshje siç kanë bërë edhe në ndeshjet e tjera si ndaj Polonisë e Çekisë në në eliminatore. Por duhet ta luajmë si një ndeshje si gjithë të tjerat. Normalisht që është shumë e rëndësishme, sepse nëse bëjmë mirë, mund të shkojmë përpara. Nëse jo ,atëherë do të shohim çfarë do të bëjmë ndaj Kroacisë dhe Spanjës. Por është një ndeshje e rëndësishme dhe është shumë bukur që do të luajmë kundër Italisë kampione Europe. Problemi ynë tani është që të gjithë shqiptarët duan të jenë në stadium. Nga momenti që kanë parë shortin, të gjithë duan të jenë në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Shpresojmë që me tifozerinë të krijojmë një atmosferë pozitive, si ajo e miqësores në Gjenovë”, shtoi Duka.
Presidenti i FSHF-së tregoi mënyrën se si mund të mposhtin një kombëtare të fortë si Italia, që edhe është kampione në fuqi e Evropës.
“Është shumë e vështirë të mposhtësh Italinë, por ne shpresojmë t’ia dalim. Duhet ta luajmë si një ndeshje normale, sepse nëse vihemi nën presion, do të bëhet e vështirë për ne. Për Italinë është më e lehtë, pasi është skuadër me eksperiencë dhe me lojtarë të fortë. Mbi të gjitha është kampione e Europës, por ka vuajtur pak në kualifikuese”, theksoi i pari i FSHF-së.
Ai nuk ka harruar të komentoi as shortin e kombëtares, por nuk harroi të lavdërojë lojtarët e Shqipërisë.
“Po, Italia është kampione në fuqi e Europës. Spanja Kampione Bote, Kroacia finaliste e Kupës së Botës.Skuadra shumë të forta, ndoshta nga më të fortat në Europë, por në Europian është e vështirë të gjesh skuadra të dobëta. Janë të gjitha të forta dhe në letër më e dobëta është Shqipëria, që merr pjesë për herë të dytë në histori në finalen e Europianit. Megjithatë edhe neve nuk na ka dhuruar askush, asgjë. Kemi mbërritur këtu falë punës së futbollistëve, me rezultatet që kemi marrë në grup. Duhet të përballemi me kundërshtarët, duke kërkuar të marrim më të mirën e mundshme”, potencoi ai.
Teksa për fund se kush do të fitojë kampionatin e vitit të ardhshëm Duka pati një përgjigje mjaftë interesante.
“Shqipëria. Nëse ndodh, e gjithë Shqipëria do të vijë në Gjermani për të ndjekur finalen. Për të qenë i sinqertë, skuadrat e vazos së parë si Anglia, Franca e Portugalia janë favorite. Por finalet e Europianit janë shumë të bukura dhe asnjëherë të parashikueshme. Mund të fitojë edhe Italia, siç ia doli në 2021-shin, ose ndonjë ekip tjetër. Por, siç e thashë, Franca, Portugalia dhe Anglia janë favorite”, përfundoi Armand Duka.
Kujtojmë se ky Evropian fillon me 14 qershor dhe mbaron me 14 korrik të vitit të ardhshëm./Arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...