Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se ai gjithmonë do të kishte zgjedhur ekipin e Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij, Duka ka thënë se më shumë kënaqësi kanë marrë ato futbollistë shqiptarë që kanë zgjedhur të luajnë për Kombëtaren tonë se sa për skuadra të tjera të huaja.
– Zakonisht futbollistët zgjedhin Shqipërinë, apo po i kërkuan ekipe më të mëdha tentojnë të rrinë aty?
Armand Duka: Tashmë ne jemi 34 vjet nga viti 90’ dhe flasim për fëmijë 12-13-14 vjeç që padiskutim janë të lindur andej, fillojnë natyrshëm futbollin atje, fillojnë me ekipet përfaqësuese rajonale dhe shkojnë në ekipe kombëtare atje dhe nëse ka një ftesë nga këto ekipet e mëdha, preferojnë të luajnë atje, por ka edhe plot që zgjedhin Shqipërinë.
– Zakonisht vendos familja apo vendosin futbollistët vetë?
Armand Duka: Në të gjitha rastet vendos familja. Kemi futbollistë dhe në ekip të parë dhe kanë zgjedhur Shqipërinë, siç është Kumbulla që në fakt ka pasur ofertë nga Federata Italiane dhe unë kam biseduar dhe me Federatën Italiane, kemi dhe vëllezërit Shpendi që kanë pasur realisht ofertë nga Federata Italiane që kanë zgjedhur Shqipërinë. Kam përshtypjen se futbollistët që kanë luajtur në Shqipëri kanë pasur një karrierë më të gjatë me ekipin e Shqipërisë. Të njëjtën gjë e them dhe në biseda miqësore. Unë po të isha, do të kisha zgjedhur Shqipërinë jo vetëm se jam patriot apo se jam nacionalist, por qoftë edhe për interesa sportive, ke më shumë mundësi. Nëse do të them historinë e atye që kanë zgjedhur ekipe të tjera, përveç atyre që kanë zgjedhur Zvicrën që vërtetë kanë bërë karrierë, të tjerë nuk është se kanë bërë një karrierë. Kemi rastin e Shkodran Mustafit që ishte një super talent, zgjodhi Gjermaninë, vajti dhe në një kampionat botëror, 1 herë dhe nuk luajti më. Unë besoj se ka marrë më shumë kënaqësi Lorik Cana sesa Shkodran Mustafi. Ka edhe raste të tjera që kanë zgjedhur ekipe të tjera… Megjithatë është zgjedhja e tyre, po të isha unë do të kisha zgjedhur Shqipërinë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë