Trendi i ‘ikjes’ së futbollistëve nga Kosova tek Shqipëria kohëve të fundit është rritur.
Mirlind Daku, Arbnor Muja e Arbrër Hoxha ishin tre futbollistët e fundit kanë marr ftesat nga kombëtarja e Shqipërisë dhe tani djersitin fanellat kuqezi, shkruan Arbresh.info.
Por këto largime drejt Shqipërisë, janë duke ‘çuar pluhur’ të madh në opinion sportiv në Kosovë.
Lidhur me këtë çështje në një intervistë për Telegrafin ka folur i pari i FSHF-së, Armand Duka i cili tha se këtë zhurmë nuk e sheh fare shqetësuese.
“Me Federatën e Kosovës, me mikun tim Agim Ademi kemi marrëdhënie fantastike, të shkëlqyera. Nuk e shoh aspak shqetësuese këtë zhurmë, përkundrazi. Është shqetësuese kur shqiptarët luajnë për përfaqësuese si Zvicra, Italia, etj., por jo kur përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Çdokush e ka derën e hapur në Kombëtaren tonë”, deklaroi Duka për Telegrafin.
Kujtojmë se kombëtarja e Shqipërisë pati më shumë se pesë lojtarë nga Kosova në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku kuqezinjtë u eliminuan pas fazës së grupeve./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...