Trajneri Gianni De Biasi e ka arritur një sukses historik duke shkuar në Evropian me Shqipërinë, por kombëtarja kuqezi nuk ishte zgjedhja e tij e parë.
Në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan, presidenti i FSHF, Armand Duka kujton intervistën me trajnerin italian.
Ai nuk shprehu interes pasi priste të bëhej pjesë e Getafe që kishte humbur disa ndeshje radhazi dhe pritej shkarkimi i trajnerit.
Në ndeshjen e së nesërmes, ekipi fitoi duke bërë që De Biasi të vinte në Shqipëri, një eksperiencë që Duka shprehet se nuk e ka harruar ende dhe nuk e ka përjetuar askund tjetër.
Armand Duka: De Biasi bëri sukses historik sepse për herë të parë shkuam në Europian dhe nëse ka interes mund të ta them historinë e marrëdhënies së parë me De Biasi-n. Ne shkuam për të intervistuar disa kandidatura të rekomanduara nga lidhje të ndryshme dhe shkuam në Milano, e kishim vendosur që do të ishte trajner italian dhe unë, zëvendëspresidenti i Federatës në atë kohë, Bujar Kasmi, sekretari i përgjithshëm dhe drejtori teknik, shkuam në Milano dhe intervistuam 4 ose 5 kandidatura. Një nga ato ishte De Biasi. E pashë që kur erdhi në takim erdhi kot sepse nuk kishte në mend të vinte në Shqipëri, tha “okej, do ta mendoj, do ta them”. Më vonë mora vesh që De Biasi priste që të ikte trajner me Getafe sepse Getafe kishte humbur 5 ndeshje rresht, takimi që bëmë ne ishte ditën e diel, ditën e hënë Getafe luante me Barcelonën që normalisht do humbte dhe ato do të shkarkonin trajnerin dhe do ikte te Getafe. Ditën e hënë Getafe fitoi me Barcelonën 3-0 kështu që ky nuk shkoi atje dhe na tha neve “po” edhe erdhi në Shqipëri. Edhe vetë tani e thotë që “Zoti më ka ndihmuar”.
– Patjetër se shkoi të luante në kampionatin Europian.
Armand Duka: Kur e takoj De Biasin sot, më thotë “si në Shqipëri nuk ndihem në asnjë vend tjetër, punova në Azerbajxhan trajner i ekipit kombëtar, dilja në rrugë, nuk më njihte njeri. Edhe sot vij në Shqipëri dhe më ndalojnë të gjithë për fotografi kështu që shqiptarët e duan.”
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK