Arsenali humbi ndeshjen e fundit në shtëpi të vitit 2023, kur pësoi një humbje zhgënjyese 2-0 ndaj West Ham United në Ligën Premier.
Topçinjtë krijuan shumë raste, por nuk arritën të shënonin asnjë prej tyre. Gabriel Martinelli ishte veçanërisht i dobët në sulm, duke humbur një sërë mundësish.
Disa tifozë të Arsenalit kanë bërë thirrje që ai të largohet apo të mbetet në bankinë për ndeshjen e ardhshme ndaj Fulhamit.
“Martinelli ka qenë dëshpërues kohëve të fundit dhe po përkeqëson lojën. Duhet një magji në stol. Por unë kam simpati për të. Mënyra se si po luajmë këtë sezon po e bën shumë të vështirë për të. Ai po përpiqet por nuk po funksionon. Duhet ta zgjidhim sepse e dimë se sa i mirë është”, ka shkruar një tifoz.
“Alex Iwobi ka shënuar 4 gola në 35 ndeshje në sezonin 18/19, ky djalë po ecën në të njëjtën mënyrë me 4 në 27 ndeshje deri më tani. Ne nuk mund të vazhdojmë të mbajmë lojtarë që nuk performojnë. Do të filloja të shikoja të sjellim një sulmues anësor elitar në verë”, shkroi një tjetër.
“Pse Martinelli është imun nga bankina tani? Pse Trossard luan në mesfushë? Pse u rinovua Nelson”, “Unë jam tifozi më i madh i Martinellit, por ai ka nevojë për kohë në bankinë”, ishin disa komente tjera të tifozëve.
“Martinelli duhet të mbahet në stol për një kohë, ai ka humbur qetësinë. Ajo që është më e keqja është se nuk ka asnjë shpirt në stol që do të përmirësonte sulmet tona” dhe “Martinelli supozon se do të presë stolin në ndeshjet e ardhshme”, mbyllen komentet për sulmuesin brazilian. /Telegrafi/
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...