Arsenali do të udhëtoj në stadiumin ‘Bet365’ për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 37 në Premierë Ligë kundër Stoke Cityt.
Në këtë takim, mjaftë i rëndësishëm për “Topçinjtë” në garën për top katërshe, do të jenë të pranishëm tre yje shqiptarë, shkruan portali arbresh.info. Xherdan Shaqiri do të pres në ‘Bet365’ bashkëlojtarin e tij në Zvicër, Granit Xhakën, dhe yllin shqiptar të Gjermanisë, Shkodran Mustafin.
Para kësaj ndeshje, eksperti taktik Michael Cox e ka vlerësuar 25-vjeçarin e skuadrës së Mark Huges, Xherdan Shaqirin, si një lojtarë i rrezikshëm dhe që duhet pasur kujdes për shkak të aftësive të shkëlqyera të tij.
“Shaqiri ka pasur një edicion të përzier, por në ditët e tij ai është një armë kreative e tmerrshme”, ka thënë fillimisht eksperti i futbollit për faqen zyrtare të “Topçinjve”, përcjell portali arbresh.info.
“Si gjithmonë, ai shkon nga krahu i djathtë me këmbën e tij të majtë të favorizuar, ai është në gjendje të dërgoj topa të rrezikshëm përmes mbrojtjes apo të lansojë goditje të gjata drejt portës dhe duhet të vëzhgohet me kujdes”.
Shaqiri është rikthyer në aksion muajin e kaluar pas një kohe të gjatë të shpenzuar jashtë linjave për shkak të lëndimit në kofshë të këmbës./arbresh.info
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...