Dueli i titanëve, Prishtina nikoqire e Trepçës në gjysmëfinalen e dytë

09:36 | 25 Prill 2024
D.H

Sigal Prishtina dhe Trepça luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale më kuadër të gjysmëfinales së Play-offit.

Ndeshja fillon nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.

‘Pallati i Rinisë’ është nikoqir i ‘El Classicos’ së sotme.

Sigal Prishtina nuk njeh fitore ndaj mitrovicasve në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke marrë parasysh edhe dy ndeshjet e sezonit të kaluar.

Fitorja e fundit e bardhekaltërve ishte me 20 prill pikërisht në ‘Pallatin e Rinisë’.

Trepça në këtë ndeshje hynë pa ndonjë presion të madh pasi e ka fituar ndeshjen e parë në Mitrovicë dhe ka epërsi 1-0 në seri.

Ndërsa për kryeqytetasit është e domosdoshme fitorja pasi në rast të humbjes seria do të shkonte në 2-0.

Kujtojmë që skuadra që arrin tre fitore në këtë seri kualifikohet në finale të play-offit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme